Qarku Tirane

Njoftim për përzgjedhjen e anëtarëve të KVA

NJOFTIM

Në mbështetje të pikës 2 të nenit 31 të Ligjit nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të Udhëzimit nr.6, datë 15.04.2016 “Për kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar”, njoftojmë si më poshtë:

Ftohen të marrin pjesë për të konkuruar si anëtarë të Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar Qarku Tiranë, të gjithë kandidatët që përmbushin kriteret e mëposhtme”:
a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të mos jetë I dënuar me vendim të forms së prerë të gjykatës;
c) Të mos ketë masa disiplinore në fuqi, nën garkim të tij;
d) Të ketë jo mëpak se 10 vjet përvojë drejtuese në institucionet arsimore të sistemit arsimor parauniversitar, si edhe të ketë përvojë pedagogjike në mësimdhënie;
f) Të ketë, si autor I parë; botime, studime, vëzhgime, analizave etj., në fushën e edukimit;
g) Të ketë marrë pjesë në simpoziume, kongrese, konferenca ose në kërkime shkencore Brenda dhe jashtë vendit në fushën e arsimit parauniversitar.

Kandidatët duhet të paraqesin pranë Këshillit të Qarkut Tiranë, Brenda dates 23.11.2020, dosjen personale e cila duhet të përmbajë dokumentacionin si mëposhtë:

a) Kërkesën për shprehje interesi;
b) Jetëshkrimin;
c) Kopje tëdokumentit të identifikimit;
d) Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare dhe/ose pasuniversitare të njësuara me origjinalin;
e) Listën e botimeve, vëzhgimeve, studimeve, raporteve dhe kopje të tyre në fushën e arsimit parauniversitar;
f) Tri referenca nga institucione shtetërore ose organizata me të cilat ka bashkëpunuar për çështje të arsimit parauniversitar;
g) Kopje të njësuar me origjinalin e librezës së punës;
h) Dëshmi penaliteti të 3 muajve të fundit nga data e kërkesës;
i) Çmime, medalje, tituj/grada të dokumentu-ara (fotokopje), të marra për contribute dhe arritje në fushën e arsimi tparauniversitar.

Dosjet me dokumentacionin përkatës do të dorëzohen në zyrën e protokollit të Këshillit të Qarkut Tiranë ose në përmjet shërbimit postar: Këshilli I Qarkut Tiranë-Sheshi “Mustafa Kemal Ataturk”-Tiranë.

May 15, 2020    0

SHPALLJE PËR LEVIZJE PARALELE NGRITJE NË DETYRË NË KATEGORINË E MESME DHE TË ULËT DREJTUESE

Përgjegjës i Seksionit për Administrimin e Tokës në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së...

Jan 28, 2020    0

SHPALLJE PËR LEVIZJE PARALELE NGRITJE NË DETYRË NË KATEGORINË E MESME DHE TË ULËT DREJTUESE

Drejtor në Drejtorinë e Financës dhe Zhvillimit të Projekteve në Këshillin e Qarkut...

Dec 07, 2019    0

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Specialist i protokollit, arkivës dhe shërbimit ndaj qytetarëve në Këshillin e Qarkut Tiranë...

Feb 07, 2019    0

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE