Qarku Tirane

KONFERENCA PËRMBYLLËSE ONLINE “FUQIZIMI EKONOMIK I TË MBIJETUARVE TË DHUNËS NË FAMILJE DHE TRAFIKIMIT SI STRATEGJIA MË E MIRË PËR RIINTEGRIMIN E TYRE NË SHOQËRI“

Published at : 26/01/2021 - 10:59

Në kuadër të mbylljes së projektit “Bashkëpunimi ndërmjet OSHC-ve dhe grupeve të ish-viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje për fuqizimin ekonomik të viktimave”, që po zbatohet nga Qendra për Familjen dhe Fëmijën (KMOP) dhe Organizata “Të Ndryshëm & amp; Të Barabartë” (D & amp;E), mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian (BE), u zhvillua Konferenca përmbyllëse, ku do të prezantohen edhe rezultatet e projektit.
Në këtë Konferencë u prezantuan gjetjet dhe rezultatet e projektit duke u fokusuar tek fuqizimi ekonomik i viktimtive të dhunës në familje dhe trafikimit si mënyra më efektive për riintegrimin e tyre në shoqëri. Gjatë zbatimit të projektit (periudhës 2018-2020) në katër zona të ndryshme si Tiranë, Peshkopi, Kukës dhe Sarandë, janë zhvilluar shumë aktivitete, kërkime në terren, analiza dhe ndjekje të rasteve konkrete, si dhe janë identifikuar disa forma të fuqizimit ekonomik të viktimave, parë edhe në kontekstin e fuqizimit të shoqërisë civile dhe Institucioneve që kanë përgjegjësi në mbrojtjen e tyre.
Gjatë Konferencës, gjithashtu u diskutuan rezultatet kryesore të projektit, duke synuar aplikimin e një filozofie dhe koncept i tëri në drejtim të fuqizimit të viktimave, me përfshirjen e tyre direkte. Në Konferencë mori pjesë nën Kryetarja e Këshillit të Qarkut Tiranë znj.Nertila Ndreu dhe përveç Institucioneve partnere kishte edhe përfaqësues të Insitucionve Qëndrore dhe Vendore ku është zbatuar projekti, si dhe përfqësues të Shoqërisë Civile dhe strukturave të tjera përgjegjëse.