Qarku Tirane

Iniciativa AI NURECC- Finalizohet Projekti 2 Vjeçar

Published at : 08/12/2019 - 21:09

Konferenca e Rajoneve Periferike Detare CPMR, në bashkëpunim me katër partnerët e iniciativës (Eurorajoni Adriatiko- Jonian, Forumi i qyteteve Adriatio-Joniane, Forumi i Dhomave të Tregtisë Adriatiko-Joniane dhe UniAdrion), organizuan Konferencën përfundimtare të AI-NURECC më 4 Dhjetor 2019, në Bruksel.

Eventi final i Iniciativës AI-NURECC u përqendrua në rezultatet e bashkëpunimit dy-vjeçar produktiv midis palëve kryesore të interesit në Rajonin Adriatiko-Jonian dhe në hapjen e rrugës për bashkëpunimin e ardhshëm multi-aktor dhe në shumë nivele në zonë.

Kryetari i Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi ju bashkua konferencës përmes një video mesazhi ku u shpreh se Tirana ka qenë një qendër e rëndësishme për Iniciativën AI NURECC me dy aktivitete të suksesshme dhe se Qarku i Tiranës mbështet AI NURECC 2 në Bruksel, solidaritet i rajoneve me Shqipërinë.

Kreu i Qarkut Tiranë falenderoi rajonet e Europës për mbështetjen dhe solidaritetin në momentet e vështira që sapo kaluam nga tërmeti i 26 nëntorit.

Dalipi tha se po bëhet gjithçka me kurajo për t’ja dalë, falë dhe ndihmës së partnerëve tanë.

Projekti AI-NURECC ishte i financuar nga Bashkimi Evropian.