• Shqip AL
  • English EN
[email protected]
Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës

Qytetarët i bashkohen Bio Festës dhe Ditës së Çlirimit në Petrelë, Krrabë dhe Bërzhitë

15/11/2015
5

Qytetarët e Tiranës iu bashkuan këtë fundjavë festës së organizuar në Petrelë, Krrabë dhe Bërzhitë për promovimin e produkteve të zonës dhe përkujtuar festën e Çlirimit të kësaj zone. Në fjalën e mbajtur në këtë takim, kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, z. Aldrin Dalipi, falenderoi të gjithë qytetarët që kontribuojnë në ditë të tilla, duke u bërë pjesë e këtyre organizimeve dhe apeloi për solidaritet midis njëri-tjetrit. “Uroj që bashkë të kemi momente të këndshme dhe solidariteti me njëri-tjetrin. Sot e gjithë Evropa ndodhet në një ditë të vështirë, qytetarët e bashkisë së Parisit ndodhen po ashtu në një moment shumë të vështirë, ndaj në emrin tuaj dhe në emër të Këshillit Bashkiak të Tiranës e Bashkisë së Tiranës, do të doja që së bashku të shprehnim ndjenjën e solidaritetit të gjithë atyre që janë prekur nga ky moment shumë i dhimbshëm”, deklaroi z. Dalipi. Sipas tij, ky mesazh është për të gjithë ne, që pasuritë tona, natyrën dhe vlerën e solidaritetit me njëri-tjetrin ta ruajmë edhe për të ardhmen. Duke u fokusuar te bio fest, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Andi Seferi, tha se qëllimi i këtyre organizimeve është që nëpërmjet promovimit, këto zona të marrin zhvillim, si fermerët, por edhe konsumatorët që vijnë dhe blejnë këtu. “Bashkia e Tiranës është duke konceptuar një treg të përbashkët për gjithë këto zona, për t’u ardhur në ndihmë fermerëve, pa pasur shumë nevojë të shkojnë nga ana tjetër e Tiranës. Duke krijuar një treg të përbashkët, gjithsecili nga fermerët do të ketë mundësi të promovojë e shesë produktet e tij”, deklaroi z. Seferi. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se aktiviteti i organizuar për njësitë Petrelë, Bërzhitë dhe Krrabë i bashkon jo vetëm festa, por edhe çlirimi, si dhe ftoi të gjithë qytetarët që të shijojnë bukurinë e këtyre zonave.

ShpërndajeTweetSendShpërndajeSend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

NJOFTIME

Event i përfaqësuesve të organizatave rinore të Rajoneve të Adriatikut dhe Jonit

Zvicra, donator dhe mbështetës i rëndësishëm i Shqipërisë

Panairi i Profesioneve, mundësi promovimi i aftësive profesionale

Takim me përfaqësues të Bashkisë Vorë

Super festë në Edicionin e 17 të Festivalit Folklorik në Njësinë Administrative Krrabë

5 Maj – Lavdi Dëshmorëve të Atdheut

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

© 2022 Created by AppAlbania

Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës
Shqip AL English EN

© 2022 Created by AppAlbania