Industri

Në kontekstin e zhvillimit ekonomik, Qarku i Tiranës, zë një vend mjaft të rëndësishëm në ecurinë e zhvillimit të të gjithë vendit.  Nëse do të shohim indikatorët e tregut të punës për këtë qark, shohim se kemi një kontribut të lartë. Në nivel vendi, numri më i madh i ndërmarrjeve operojnë në qarkun Tiranë, konkretisht 38.1%. Qarku i Tiranës ka numrin më të madh të ndërrmarjeve që operojnë në republikën e shqipërisë, konkretisht 17.319 ndërrmarrje aktive për vitin 2020.

Ndërrmarrjet aktive në Qarkun e Tiranës sipas madhësisë, 2020

Ndërmarrjet aktive sipas aktivitetit ekonomik, 2020

Në fund të vitit 2020 regjistrohen 17,319  njësi lokale nga të cilat 16.527 ushtrojnë aktivitetin ekonomik në 1 vendndodhje. Ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në më shumë se një vendndodhje janë 792, të cilat përfaqësojnë vetëm 0.5 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej.

Numri i të punësuarve në to është 36,6 % e të punësuarve gjithsej. Aktivitetet financiare kanë numrin më lartë të të punësuarve për ndërmarrjet që kanë më shumë se një vendndodhje. Njësitë lokale janë përqendruar në rajonin qendër (Bashkia Tiranë) me 41,0 % ndaj totalit të njësive lokale në rang Qarku.

Pothuajse e njëjta situatë është edhe me ndërmarrjet e regjistruara gjatë vitit 2019, me 50,1 %.