TIRANA REGION

Njoftim për vend vakant pune

Published at : 22/02/2021 - 14:21

Drejtoria Juridike dhe Burimeve Njerëzore

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Specialist për arkivën Tiranë, në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Tiranë
Lloji i diplomës “Agronom/ Gjeodet”. Niveli diplomës "Master Profesional"
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit152/2013“Për nëpunësin civil” (i ndryshuar), si dhe të Kreut II, IV dhe VII, të Vendimit nr.243, datë 18/03/2015 (i ndryshuar), të Këshillit të Ministrave, Këshilli i Qarkut Tiranë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive për pozicionin:

1 (një) Specialist për arkivën Tiranë, në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Tiranë kategoria IV-b

Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për proçedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga ky pozicion, në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicion vakant, janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

Afati për dorëzimin edokumentave për:
LËVIZJE PARALELE: 05 mars 2021

Afati për dorëzimin edokumentave për:
PRANIM NË SHËRBIM CIVIL: 10 mars 2021

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

Administron, mirëmban dhe ruan dokumentacionin arkivor të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në përputhje me dispozitat ligjore. Përgatit dhe lëshon vërtetime për pronësinë mbi tokën, në përputhje me modelin e miratuar. Bashkëpunon dhe koordinon punën me eprorin direkt për nxjerrjen e të dhënave dhe përgatit formularët përkatës për fondin e tokës, dhe e përcjell në MBZHR. Në përgjigje të kërkesave të palëve të interesuara, kontrollon e konfirmon dokumentacionin me dokumentacionin origjinal që disponon arkiva (si harta kadastrale 1:5000, libra kadastrale etj). Trajton korrespondencat e Keshillit të Qarkut me institucione shtetërore, private apo individë të veçantë, në lidhje me specifikat e problematikës që mbulon. Azhornon në dokumentacionin arkivor vendimet e formës së prerë të marra nga organet përkatëse gjyqësore. Mban fondin e tokës në rang bashkie dhe rrethi, pasqyron ndryshimet e kategorizimit të resurseve në përputhje me vendimet e nxjerra nga organet kompetente dhe të udhëzimeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe lëvizjet e fondit të tokës sipas destinacionit të përdorimit të saj.

1.LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil

KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

a- Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori IV-b;
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e posaçme si vijon:

a- Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master Profesional” lloji i diplomës “Agronom/ Gjeodet” dhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë (për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehësimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit);
b- Të ketë mbi 1 vit përvojë pune në profesion;
c- Të njohin dhe të përdorin programet bazë të punës në kompjuter:
(Word, Exel, Internet, AutoCad, ArcGis);
d- Të zotërojnë një gjuhë të huaj;
e- Të zotërojë kualifikime dhe/ose çertifikime profesionale.

MËNYRA DOKUMENTACIONI, DHE AFATI I DORËZIMIT.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrim-standard.
b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit;
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h- Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
i- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dorëzimi i dokumentave për lëvizjen paralele duhet të bëhet me postë ose drejtpërsëdrejti në institucion (Drejtoria Juridike dhe Burimeve Njerëzore – Këshilli i Qarkut Tiranë/ Sheshi “Mustafa Kemal Ataturk” Tiranë), brenda datës 05.03.2021.

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 08.03.2021 Drejtoria Juridike dhe Burimeve Njerëzore në Këshillin e Qarkut Tiranë do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta të lëvizjes paralele si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta të procedurës së lëvizjes paralele do të njoftohen individualisht nga Drejtoria Juridike dhe Burimeve Njerëzore në Këshillin të Qarkut Tiranë, në mënyrë elektronike, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë mbi Ligjin Nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, (i ndryshuar) si dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij;
b- Njohuritë mbi Ligjin Nr.44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
c- Njohuritë mbi Ligjin Nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”;
d- Njohurite mbi Ligjin Nr.139/2015, datë17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”;
e- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9154 datë 06.11.2003 “Për arkivat” dhe “Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë”;
f- Njohuritë mbi Ligjin Nr.8752 datë 26.03.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës” (i ndryshuar);
g- VKM Nr. 121, datë 17.2.2011 “Për mënyrat e ushtrimit të funksioneve nga Drejtoritë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Qarqe dhe Zyrat e Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës në komuna dhe/ose bashki” (i ndryshuar);
h- Ligji Nr. 7501 datë 19.7.1991 “Për tokën” (i ndryshuar).

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr.2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria Juridike dhe Burimeve Njerëzore në Këshillin e Qarkut Tiranë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqen zyrtare të internetit. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Drejtoria Juridike dhe Burimeve Njerëzore, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në “Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit” në faqen e internetit të Këshillit të Qarkut Tiranë, duke filluar nga data 26.03.2021.

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të sherbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” (i ndryshuar).

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në proçedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

a- Të jetë shtetas shqiptar;
b- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e- Të mos jetë i dënuarme vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” (i ndryshuar).

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e posaçme si vijon:

a- Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master Profesional” lloji i diplomës “Agronom/ Gjeodet” dhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë (për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehësimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit);
b- Të ketë mbi 1 vit përvojë pune në profesion;
c- Të njohin dhe të përdorin programet bazë të punës në kompjuter :
(Word, Exel, Internet, AutoCad, AutoCadmap, ArcGis);
d- Të zotërojnë një gjuhë të huaj;
e- Të zotërojë kualifikime dhe/ose çertifikime profesionale.

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si mëposhtë:

a- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jetëshkrim-standard.
b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor). (për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehësimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit);
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë,vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dorëzimi i dokumentave për pranimin në shërbimin civil duhet të bëhet me postë ose drejtpërsëdrejti në institucion (Drejtoria Juridike dhe Burimeve Njerëzore – Këshilli i Qarkut Tiranë/ Sheshi “Mustafa Kemal Ataturk” Tiranë), brenda datës 10.03.2021.

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Duke filluar nga data 26.03.2021 Drejtoria Juridike dhe Burimeve Njerëzore në Këshillin e Qarkut Tiranë do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit në shërbimin civil do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Drejtoria Juridike dhe Burimeve Njerëzore të Këshillit të Qarkut Tiranë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

a- Njohuritë mbi Ligjin Nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, (i ndryshuar) si dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij;
b- Njohuritë mbi Ligjin Nr.44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
c- Njohuritë mbi Ligjin Nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”;
d- Njohurite mbi Ligjin Nr.139/2015, datë17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”;
dh- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9154 datë 06.11.2003 “Për arkivat” dhe “Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë”;
e- Njohuritë mbi Ligjin Nr.8752 datë 26.03.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës” (i ndryshuar);
f- VKM Nr.121, datë 17.2.2011 “Për mënyrat e ushtrimit të funksioneve nga Drejtoritë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Qarqe dhe Zyrat e Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës në komuna dhe/ose bashki” ( i ndryshuar);
g- Ligji Nr. 7501 datë 19.7.1991 “Për tokën” (i ndryshuar).

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

MËNYRA E VLERËSIMIT TËKANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr.2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA EKOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria Juridike dhe Burimeve Njerëzore në Këshillin e Qarkut Tiranë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqen zyrtare te internetit. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Drejtoria Juridike dhe Burimeve Njerëzore, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Qarkut Tirane si dhe numër telefononi në 042225141 ose në adresën: Keshilli i Qarkut Tirane “Sheshi Mustafa Kemal Ataturk”, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive:
­ për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;
­ datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi,

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Qarkut Tiranë duke filluar nga data 26.03.2021 si dhe numër telefononi në 042225141 ose në adresën: Këshilli i Qarkut Tirane “Sheshi Mustafa Kemal Ataturk”.