• Shqip AL
  • English EN
[email protected]
Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës

AI – NURECC i jep rëndësi përqasjes së zhvillimit të komunitetit lokal dhe se si mund të ndihmojë në zhvillimin e shtyllave të EUSAIR

17/07/2019
ai nurecc

Përqasja e zhvillimit rajonal, ndikimi i zhvillimit të shtyllave të EUSAIR, si dhe çështjet e agrokulturës si pjesë thelbësore e ecurisë ekonomike por dhe protagonizmi i të rinjve ishin në fokusin e takimit të projektit AI- NURECC në Mostar/ Bosnje-Hercegovinë.

Politikat evropiane mbështesin vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE. Duke i përkthyer prioritetet politike të zgjerimit në sektorët kryesorë, ato ofrojnë veçanërisht ndihmë financiare të dobishme për të lehtësuar pajtueshmërinë me kriteret e pranimit, duke përfshirë reformat institucionale të nevojshme për miratimin e acquis communautaire dhe vazhdimin e negociatave. Këto prioritete janë vendosur në Dokumentet strategjike treguese brenda Instrumentit për Para-Pranimit-(IPAII), dhe do të zbatohen në Axhendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Si pjesë e procesit të tyre të pranimit, vendet e Ballkanit Perëndimor gjithashtu marrin pjesë në dy makro – strategji të BE-së, sidomos Strategjia e BE-së për Rajonin e Danubit (EUSAR) dhe strategjia e Bashkimit Evropian për rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR). Këto strategji synojnë të bashkojnë Shtetet Anëtare ose jo të BE-së duke shfrytëzuar potencialin e zhvillimit të tyre të qëndrueshëm dhe duke u përballur me sfida të përbashkëta, përmirësimin e lidhjeve të transportit dhe energjisë, mbrojtjen mjedisore, turizmin e qëndrueshëm dhe promovimin e ekonomisë blu.

Në seminarin dy ditor, Eurorajoni Adriatiko-Jonian synoi t’u ofrojë grupeve të synuara informacion mbi mundësitë financiare dhe përqasjen CLLD, së bashku me mjete të dobishme të koordinimit dhe operimit. Seminari kishte të përshirë praktika si përzierja e prezantimeve të shkurtra, studimeve, punës në grupe, simulimeve dhe diskutimeve.

Rrjeti Adriatiko-Jonian i Universiteteve, Rajoneve, Dhomave të Tregtisë dhe Qyteteve (Iniciativa AI-NURECC) është një iniciativë që përfshin aktorët kryesorë të Rajoneve të zonës Adriatiko-Joniane. Seminari dy-ditor në Mostar vjen si vazhdimësi i takimeve në Budva Maj 2019, Beograd Dhjetor 2018 dhe Tiranë Nëntor 2018. Takimi në Tiranë pati në fokus të forumit “Politikat e BE-së dhe mundësitë e bashkëpunimit rajonal me fokus Teknologjinë, Inovacionin dhe Rininë në zonën Adriatiko-Joniane”, zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal në funksion të një komunikimi të ndërsjellë mes vendeve. Eventi përfishiu takimin e Task Forcës Adriatiko-Joniane te CPMR-se, Industritë kreative dhe kulturore në zonën EUSAIR si dhe InfoKiosk.

ShpërndajeTweetSendShpërndajeSend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

NJOFTIME

Event i përfaqësuesve të organizatave rinore të Rajoneve të Adriatikut dhe Jonit

Zvicra, donator dhe mbështetës i rëndësishëm i Shqipërisë

Panairi i Profesioneve, mundësi promovimi i aftësive profesionale

Takim me përfaqësues të Bashkisë Vorë

Super festë në Edicionin e 17 të Festivalit Folklorik në Njësinë Administrative Krrabë

5 Maj – Lavdi Dëshmorëve të Atdheut

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

© 2022 Created by AppAlbania

Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës
Shqip AL English EN

© 2022 Created by AppAlbania