Qarku Tirane

Këshilli i Qarkut Korçë merr vlerësimin "Ambasador i AER për Shqipërinë"

Published at : 20/04/2018 - 09:38

Asambleja Europiane e Rajoneve në datat 20 – 22 Mars 2018, zhvilloi Komitetet Plenare të Pranverës në Arad, Rumani, ku Këshilli i Qarkut Korçë mori vlerësimin "AMBASADOR i AER për Shqipërinë".
Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë, znj. Ana Verushi, e ftuar nderi në këto Komitete, mbi kontributin aktiv në Grupin e Monitorimit dhe Vlerësimit MEG , si dhe për iniciativën për bashkëpunim me territore të reja europiane në projekte ndërkombëtare, vlerësojnë angazhimin e saj si një “Ambasadore e Asamblesë Europiane të Rajoneve për Shqipërinë” .
Fokusi kryesori i AER në Komitetet Plenare të Pranverës ishte :
•Takimi i Bordit Ekzekutiv i AER.
•Komiteti I: Nxitja e një bashkëpunimi ndër-rajonal për një Ekosistem bashkëkohor.
•Komiteti II: Prezantimi i prioriteteve për mundësitë e barabarta në punësim.
•Komiteti III: Zhvillimi inovativ i Kujdesit Shëndetësor në vendet e rajonit.
•Trajnime : Transport dhe Lëvizshmëri ; Shembujt më të mirë rajonalë nga Arad; Qytetet dhe Komunitet në logon “Smart”,
•Debati Politik: Praktikat më të mira në Demokraci, Kohezioni Social, Politik dhe roli i tyre në rajon.

Në takimin e radhës së Grupit të Vlerësimit dhe Monitorimit MEG, u finalizua axhenda e tij për vitin 2018, që përfshin planin e aktiviteteve dhe fushat e kontrollit të tij në lidhje me AER.
Këto takime do të jenë një oportunitet për rajonet Europiane të AER për të arritur një bashkëpunim ekonomik dhe social, një mbështetje kohezioni territorial, dhe një reflektim për një të ardhme më të mirë të Europës si dhe do të rrisin fushën e bashkëpunimit midis rajoneve dhe përfshirjen e tyre në projekte të përbashkëta.
Po ashtu rajonet janë ftuar për të shkëmbyer eksperiencat dhe iniciativat e reja me prioritet “Për një Rajon Europian demokratik, bashkëpunues, gjithëpërfshirës, dhe të qëndrueshëm”.