Qarku Tirane

PROGRAME

 

Dy projekte të reja për personat me aftësi të kufizuar dhe viktimat e trafikut

Këshilli i Qarkut Tiranë ka lidhur dy marrëveshje bashkëpunimi për dy projekte me mjaft rëndësi për komunitetin. Projekti i parë është “Ofrimi i shërbimit të karrigeve me rrota për personat me aftësi të kufizuara”. Ky projekt do të shtrihet në territorin e Qarkut Tiranë me qëllim identifikimin e personave me aftësi të kufizuar në nevojë për ofrimin e shërbimit të karrigeve me rrota. Projekti do të zbatohet në bashkëpunim me Organizatën “Fondacioni Shqiptar për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara”.

 

Projekti i dytë ka të bëjë me “Asistencë për riintegrimin e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit”. Marrëveshja e nënshkruar mes Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Organizatës “Të ndryshëm  dhe të Barabartë” ka si qëllim identifikimin e personave në situatë rrezik trafikimi ose viktima trafikimi të referuar si të tillë nga institucionet e tjera përgjegjëse. Ky projekt konsiston dhe në vendosjen një godine në dispozicion të këtyre viktimave.