Qarku Tirane

Vizioni

Vizioni i pergjithshem i Keshillit te Qarkut
•Keshilli i Qarkut eshte aktor kyç ne procesin e integrimit Europian te vendit
•Bashkepunimi nderkomunal dhe nderajonal, faktor i rendesishem per nje rritje te qendrueshme
•Planifikimi strategjik, themel i shendoshe per nje zhvillim rajonal te qendrueshem
 
Misioni i Administrates se Keshillit te Qarkut
Keshilli i Qarkut nepermjet administrates se tij, nderton dhe zbaton politika te zhvillimit rajonal dhe siguron harmonizimin e tyre me politikat shteterore ne nivel qarku duke sherbyer si koordinator midis qeverisjes qendrore dhe njesive baze te qeverisjes vendore, bashki dhe komuna. Garanton veteqeverisjen vendore ne perputhje me kerkesat e Kartes Europiane te Autonomise Vendore.Ka synim kryesor plotesimin sa me te mire te nevojave dhe kerkesave te komuniteteve peerkatese, nepermejt arritjes se nje niveli sa me te larte sherbimesh, ne dobi te nje zhvillimi te balancuar rajonal me qellim perfundimtar standarte te larta te cilesise se jeteses ne territorin nen administrim.
 
Realizimi i misionit kryehet duke zbatuar keto objektiva:
1.Nxitja e nje zhvillimi te qendrueshem rajonal ne territorin e qarkut duke u bazuar ne :
a)planifikimin strategjik
b)krijimin e partneriteteve per zhvillim
c)nxitjen e bashkepunimit nderkomunal dhe nderrajonal
d)investimet ne infrastructure
 
2.Ngritja e kapaciteteve te njesive te pushtetit vendor per te perballuar sfidat e Integrimit Europian
3.Permiresimi i sherbimeve te ofruara publikut dhe sigurimi i nje qeverisjeje te mire
4.Permiresimi i rolit te qarkut dhe njesive perberese te tij, ne nivel nderkombetar, ne procesin e Integrimit Europian.