Qarku Tirane

Shpella e Zezë

Published at : 06/11/2015 - 16:11

“Shpella e Zezë” ose siç quhet ndryshe Shpella e Pëllumbasit, ndodhet rreth 25 km në drejtimin verilindor të qytetit të Tiranës në afërsi të fshatit Pëllumbas, pikërisht në krahun e majtë të lumit Erzen. Është një shpellë karstike që të befason me stalaktitet dhe stalagmitet brënda saj, si dhe me bukurinë karakteristike. Ne të gjithë Europen janë vetëm 5 shpella të tilla. Gjatësia e saj është 360m, lartësia 5 – 45m. Në shpellën e zezë janë gjetur skelete, të cilat sipas studiusve i përkasin arinjve të shpellave që kanë jetuar nga 10.000 – 400.000 vjet më parë. Është nën administrimin e njësis administrative Bërzhitë. Është shpallur monument natyre.