Qarku Tirane

Plazhi i Gjeneralit

Published at : 05/11/2015 - 14:37

Ndodhet në zonën bregdetare të rrethit të Kavajës, në zonën e Bardhorit. Ky plazh konsiderohet si një nga plazhet më të pastra dhe të bukura të Adriatikut. Për këtë arsye ai është shpallur monument natyre. Emrin e ka marrë nga një gjeneral Italian, i cili në vitet ’30, erdhi të pushonte me familjen e tij në brigjet e kthjellëta të atij plazhi. Pas largimit, gjenerali i la atij emrin e gradës ushtarake, “Plazhi i Gjeneralit”. Ai dallohet edhe për faktin se aty rritet breshka e detit (Caretta Caretta). Bën pjesë në njësin administrative Synej.