Qarku Tirane

Kulla e Sahatit Tiranë

Published at : 06/11/2015 - 09:34

Gjëndet shumë pranë xhamisë së Ethem Beut. Punimet për ndërtimin e saj filluan në vitin 1821 nga Ethem Beu. Kulla e sahatit u ndërtua edhe me ndihmën e disa familjave të pasura të qytetit. Gjatë luftës së II botërore, sahati u dëmtua, por pas çlirimit rreth viteve 1945 – 1947, ai u restaurua. Kulla e sahatit ka një pamje madhëshore dhe është objekt shumë i dukshëm dhe karakteristik në zemrën e Tiranës, duke u konsideruar shpesh edhe si symbol i saj. Është shpallur monument kulture.