Qarku Tirane

Kisha e Çetës

Published at : 05/11/2015 - 13:40

Është ngritur në shekullin XII në kodrat e bukura të fshatit Çete, në afërsi të qytetit të Kavajës. Aty ndodhet një kishë e vjetër romake, “Kisha e Shën Premtes”, e cila në atë periudhë përfshihej në Kryepeshkopatën e Durrësit, me peshkop Cezarin. U ngrit nga dy murgj austriakë dhe shërbente për qetësimin shpirtëror. Bën pjesë në njësin administrative Helmes. Është shpallur monument kulture.