Qarku Tirane

Kalaja e Prezës

Published at : 06/11/2015 - 14:50

Është ndërtuar në shek XV nga Turqit dhe gjëndet në pjesën më të lartë të vargut perëndimor të kodrave që rrethojnë Tiranën, duke qënë pikë strategjike nga ku kontrolloheshin rrugët me rëndësi ushtarake dhe ekonomike që lidhin Durrësin me Krujën dhe Lezhën, si dhe rrugën që lidh me Petrelën. Gjithashtu, e rëndësishme është se ajo shërbente për të mbajtur nën vëzhgim zonën e Krujës, e njohur si zonë qëndresash ndaj pushtuesve turq. “Kulla e Sahatit” i përket shek XIX.  Bën pjesë në njësin administrative Prezë.  Është shpallur monument kulture.