Qarku Tirane

Kalaja e Petrelës

Published at : 06/11/2015 - 10:29

Kjo kala i përket periudhës së antikitetit të vonë dhe mesjetës, shek V – VI. Ndodhet mbi një kodër shkëmbore 400 m të lartë në juglindje të qytetit të Tiranës, me një pozicion dominues mbi të gjithë zonën përreth. Në shek VI, kalaja e Petrelës, ri-fortifikohet dhe bëhet pike mbrojtjeje në luftën midis normanëve dhe bizantinëve. Fortifikimi i Petrëls mori formën e një kështjelle të vërtetë feudale në kohën e sundimit të princit Karl Topia. Gjatë shekullit XV, kështjella u pushtua nga Turqit e më pas ajo u çlirua nga Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Sot në kalanë e Petrelës ekzistojnë disa pika shërbimi si: restorante, bar – kafe, hotale etj dhe shërben si një pikë turistike atraktive jo vetëm për kryeqytetasit, por është edhe pjesë e itinerareve turistike për turistët e huaj që vizitojnë Tiranën. Bën pjesë në njësin administrative  Petrelë. Është shpallur monument kulture.