Qarku Tirane

Kalaja e Dorëzit

Published at : 03/11/2015 - 15:47

I përket periudhës ilire protohistorike dhe dëshmon qartë kulturën e hershme ilire. Dallohet për blloqet e gurëve që përbëjnë muret e saj mbi 3m. Kjo kala, gjatë periudhës së antikitetit të vonë, kontrollonte rrugën që të nxirrte nga Laguna e Pezës në Peqin, duke e shndërruar në një pikë të rëndësishme të mbrojtjes së Durrësit. Gjithashtu, këto lloj vendbanimesh të fortifikuara shërbenin për mbrojtjen e të gjithë banorëve të zonës, në rast sulmi nga fise të tjera. Bën pjesë në njësin administrative Pezë. Është shpallur monument kulture.