Qarku Tirane

Mjedis

 

Situata e Tokës në Qarkun e Tiranës

Në territorin administrativ të Qarkut të Tiranës, janë gjithsej 166 mijë ha tokë, nga kjo rreth 56 mijë ha tokë bujqësore, ku  rreth 15 mijë ha vlerësohen të një cilësie të mirë, me aftësi të larta prodhuese dhe klasifikohen sipas studimeve te bonitetit nga kategoria e parë deri në kategorinë e katërt.

Kryesisht, kjo sipërfaqe shtrihet në ultësirën e Kavajës dhe Rrogozhinës si dhe në një pjesë të territorit të Bashkisë Tiranë.

Rreth 60 mijë ha janë me pyje, kurse pjesa tjetër e sipërfaqes janë troje, toka të pafryetshme dhe brigje të lumenjëve. Qarku i Tiranës përshkohet nga Lumi i Tiranës, lumi Erzen dhe lumi Shkumbin .

Territori administrav i Qarkut të Tiranës shtrihet në kushte të përshtatshme klimatiko- tokësore për zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit. Prodhimi bujqësor dhe blegtoral ka ardhur në rritje nga viti në vit dhe është shoqëruar me ngritjen e kapaciteteve përpunuese dhe në territorin e Qarkut të Tiranës janë mbi 20 fabrika të përpunimit të vajit të ullirit dhe disa fabrika me kapacitet të madh të përpunimit të produkteve blegtorale. Në qytetin e Tiranës dhe Kavajës, krahas të tjerave, zhvillojnë aktivitetin e biznesit disa qendra të rëndësishme të tregtimit të impulteve bujqësore të cilat furnizojnë fermeret e Qarkut të Tiranës dhe më gjërë.

Ka një kujdes dhe vëmendje të shtuar nga qeveria qëndrore dhe vendore për ruajtjen dhe mbrojtjen e tokës, sidomos në ndërprerjen e ndërtimeve të paligjshme si dhe rritjen e fondeve për kullimin, vaditjen, pezullimin e aktivitetit në shtretërit e lumenjeve etj. 

Përpunuar nga Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës – Qarku Tiranë

***

Flora dhe Fauna në Bashkinë e Tiranës

Pas studimeve, vihet re se 2/3 të llojeve te faunes që gjenden në Shqipëri ndodhen edhe në arealin e Bashkisë së Tiranës 133 lloje të faunës që konsiderohet në mbrojtje janë të kërcënuara për mbijetesë.

Ndër rreziqet kryesore të faunës në hapësirën e Bashkisë Tiranë mbeten vrasja dhe përndjekja e kafshëve, gjuetia, copëzimi dhe humbja e habitatit, kullotja, zjarret, veprimtaritë industriale si dhe aktivitete të pa licensuara. Krahas këtij fakti ka shumëllojshmëri faune në Bashkinë e Tiranës si shpendët në lloje të larmishme, gjitarët, zvarranikët, amfibët dhe insektet. Pothuajse 2/3 e llojeve me status përkujdesje globale janë gjitarët, 7 prej të cilëve janë lakuriq nate, banorë të shpellave. Kjo evidenton rëndësinë e Shpellës së Zezë (Pëllumbasit) si vendstrehimi kryesorë i lakuriqit të natës.

Në lidhje me florën, në Bashkinë Tiranë janë identifikuar rreth 655 lloj bimësh, shifër që përfaqëson rreth 20% të florës në gjithë Shqipërinë. Rreziku që ekziston, në këtë rast ka të bëjë me moszbatimin e kritereve teknike gjatë procesit të grumbullimit të bimësive, kullotja dhe zjarret si dhe mungesa e informimit dhe sensibilizimit të komunitetit.

http://aprtirana.al/pyje-dhe-kullota/flora-dhe-fauna-e-tiranes/

Image: