Qarku Tirane

Vizita e delegacionit arbëresh në Tiranë

Published at : 31/01/2018 - 00:36

Delegacioni arbëresh me figura të spikatura për kontributin e tyre në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore dhe historike arbëreshe, zhvilloi në Tiranë një takim me kryetarin e Këshillit të Qarkut të Tiranës, z. Aldrin Dalipi.

Delegacioni përbëhej nga Damiano Guagliardi, Presidenti i FAA (Federata e Shoqatave Arbëreshe), Arkitekti Attilio Mazzei, ish-kryebashkiak i Caraffa, Prof. Alfio Moccia, dijetar dhe autor i teksteve muzikore, anëtar i Bordit.

Prof. Franco Perri, Kryetar i Komitetit të Garancive të FAA, ish-kryebashkiak i Vaccarizzo A . dhe Ing. Giuseppe Passoni, Sekretar i FAA.

Në këtë takim, gjatë të cilit u prezantua aktiviteti i Federatës së Shoqatave Arbëreshe, arritjet dhe sfidat, z. Dalipi shprehu vullnetin dhe angazhimin e Qarkut të Tiranës për t'i promovuar e për t'i ruajtur të gjalla e të paprekura vlerat e kulturës arbëreshe.

Gjatë takimit, kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, z Aldrin Dalipi në shenjë mirënjohje, vlerësoi me titullin "Nderi i Qarkut" z. Daniano Guagliardi "Për angazhimin dhe përkushtimin e tij në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë kulturore, historike e atdhetare të komunitetit arbëresh dhe përcjelljen e këtyre vlerave në breza!"