Qarku Tirane

Tirana kryeqytet, rrugëtimi nga Lushnja, Rrogozhina, Kavaja dhe Shijaku

Published at : 11/02/2020 - 12:30

Kryetari Qarkut zoti Aldrin Dalipi iu bashkua Kryetarit të Bashkisë Tiranë, zoti Erion Veliaj dhe autoriteteve vendore e qendrore në qytetet e Lushnjes, Rrogozhinës, Kavajës e Shijakut në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet.

Duke vlerësuar këtë ditë kreu i Qarkut Tirane u shpreh: “Jemi të nderuar të jemi pjesë e një momenti historik sikurse është 100-vjetori i shpalljes së Tiranës kryeqytet. Ajo që e bën të veçantë këtë festë të rëndësishme është fakti që Tirana jonë, Tirana e qytetarisë, është një kryeqendër europiane përsa i përket transformimit dhe modelit të shpejtë të ndryshimit.”

Familjare të patriotëve që kontribuuan në rrugëtimin e patriotëve drejt Tiranës 100 vite më parë u nderuan me këtë rast nga Kryetari Bashkisë Tiranë zoti Erion Veliaj.