Qarku Tirane

Shoqata e Qarqeve të Shqipërisë me partnerët ndërkombëtarë projekt për rritjen e rolit të këshillave vendor

Published at : 30/05/2019 - 16:56

Fuqizimi i funksioneve të përfaqësimit dhe të mbikëqyrjes së Këshillit Bashkiak si organi përfaqësues i Bashkisë, ka qenë diskutimi në të 12 qarqet e vendit.

Diskutime në 12 qarqet e vendit organizuar në bashkëpunim konkret me institucionet e këshillave të qarqeve duke nisur nga Korça dhe mbyllja në Tiranë.

Takimi përmbyllës u zhvillua në Tiranë ku merrnin pjesë kryetari i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës z. Aldrin Dalipi njëherazi President i Shoqatës së Qarqeve të Shqipërisë.

Drejtor i AMVV, z. Bekim Murati, z. Jackque Merat nga projekti zviceran, dhe anëtarë të këshillave të qarqeve dhe këshillave bashkiakë.

Ajo çfarë u evidentua nga këto takime ishte ndër të tjera se funksioni i Sekretarit të Këshillit (SK) është identifikuar si një prej aspekteve mbështetja e të cilit, bën të mundur një funksionim më të mirë të Këshillit Bashkiak.

Në kuadër të këtij programi, BtF (Bashki të Forta) ka si objektiv që të forcojë rolin dhe performancën e SK duke parë mundësinë e ngritjes në kuadrin institucional the të forcimit të kapaciteteve.

BtF ka kontraktuar Urban Research Institute për të ndërmarrë një punë kërkimore që nëpërmjet vizitave në terren, hulumtimit të dokumenteve relevante, rasteve të ngjashme dhe punës në zyrë do të analizojë kuadrin aktual të funksionimit të SK, të hulumtojë mbi eksperienca nga vende të tjera dhe të propozojë ndryshime apo përmirësime të cilat do të mundësojnë përmirësimin strukturor, kapacitetet dhe realizojë një performancë më të mirë të kësaj hallke të rëndësishme administrative që lidh organin përfaqësues dhe atë ekzekutiv të një bashkia.

Nga e gjithë puna kërkimore (intervistat në disa bashki dhe organe të dekoncentruara në nivel qarku) me aktorët e interesit është konstatuar se SK është i vetmi instrument administrativ i Këshillit Bashkiak për të ushtruar përgjegjësitë dhe funksionet e veta.

Ndër të tjera rezulton se ushtrimin shterues i funksioneve të Këshillit dhe për rrjedhojë angazhimi efektiv i SK do të kërkonin një ndërveprim shumë të gjerë i cili përfshin, por nuk kufizohet në një numër të konsiderueshëm drejtorish brenda ekzekutivit të bashkisë, komisioneve të këshillit dhe institucioneve të dekoncenturuara në nivel qarku. Ajo çka u arrit në këto takime dhe në përfundim të kërkimeve, vërehet se Sekretari i Këshillit bashkiak ka një fushë veprimtarie dhe detyra e përgjegjësi më të gjera se ato të parashikuara në ligjin 139/2015, ato (përgjegjësitë) në fakt përputhen me përgjegjësitë e Këshillit Bashkiak përtej sa është përcaktuar në pikat 2 dhe 3 të nenit 57 të ligjit 139/2015.

Në kushtet e deritanishme këto përgjegjësi janë ngarkuar ose jo sipas pëlqimit apo vullnetit të këshillave bashkiakë, dhe se roli i Sekretarit zbatohet ndryshëm në masë dhe objektiva, në bashki të ndryshme (rasti i bashkisë Tiranë që ka krijuar de facto një Sekretariat).

Në këtë kontekst, përveç detajit të rolit dhe përgjegjësive të Sekretarit të Këshillit mund të shikohet edhe alternativa e nevojës për një strukturë në organikën e bashkisë të emërtuar si Sekretariati i Këshillit, nevoja për të cilin do të rrjedhë nga gjerësia e fushës së veprimit të këtij instrumenti administrativ.

Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë, në bashkëpunim me projektin Bashki të Forta ndërmori para pak kohësh nismën e takimeve rajonale në të gjitha Qarqet për fuqizimin e rolit të Sekretarëve të Këshillave Bashkiak.

I gjithë projekti mbështetet në raportin e Bashki të Forta dhe Institutit të Kërkimeve Urbane i cili ka ndërmarrë një punë kërkimore që nëpërmjet vizitave në terren, hulumtimit të dokumenteve relevante, rasteve të ngjashme dhe punës në zyrë të analizojë kuadrin aktual të funksionimit të Sekretarit të Këshillit Bashkiak.

Kryetari i Shoqatës së Qarqeve, z.Aldrin Dalipi dhe partnerët ndërkombëtarë falënderuan të gjithë kryetarët e qarqeve në gjithë vendin për kontributin e tyre të drejtpërdrejtë.