Qarku Tirane

Projekt-buxheti për vitin 2020 – Konsultim me studentë për njohjen e reformave financiare në qeverisjen vendore

Published at : 23/12/2019 - 10:42

Ditën e sotme, në ambientet e Këshillit të Qarkut Tiranë, u zhvillua takimi konsultues të projekt buxhetit për vitin 2020 me studentë nga universitete publike dhe private të Qarkut Tiranë.

Ekspertë të Këshillit të Qarkut Tiranë bënë një përmbledhje të përgjithshme të institucionit, rolin dhe kompetencat e tij si një institucion i nivelit të dytë të vetëqeverisjes vendore, dhe bashkëpunimin e tij me organizatat ndërkombëtare për zhvillimin rajonal.

Gjithashtu u shpjegua procesi i hartimit të projekt-buxhetit, alokimin e fondeve dhe përgatitjen e planit të shpenzimeve në administratën publike.

Studentet shprehen interes të veçantë gjatë takimit, duke u bërë pjesë e diskutimit dhe konsultimit për Projekt-Buxhetin e vitit 2020 të Këshillit të Qarkut Tiranë.