Qarku Tirane

MBLEDHJA E RRADHES E KESHILLIT KONSULTATIV ME FOKUS TAKSAT VENDORE SI DHE KOMBETARE

Published at : 01/10/2020 - 16:53

Kryetari i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë z. Aldrin Dalipi sëbashku me Zëvendësministren e Brendshme znj. Romina Kuko drejtuan mbledhjen e Këshillit Konsultativ online, me praninë e aktorëve nga qeveria qendrore, vetëqeverisja vendore, shoqatat e bashkive dhe qarqeve dhe përfaqësues ndërkombëtarë ku u diskutua me transparencë për rreth 3 orë projekt vendime të rëndësishme për territorin dhe qytetarët:
Nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë prezanton:
• Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” të ndryshuar.
• Projektvendimin “Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.9975, datë 28.07.2008, “Për taksat kombëtare” të ndryshuar.
• Projektvendimin “Kriteret për përzgjedhjen, mënyrën e kontraktimit, formën dhe kushtet e përgjithshme të kontratës për ndërtimin e banesave në zonat e zhvilluara me qëllim strehimin”.
Nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë :
•Projektvendimin “Për miratimin e rregullave teknike në projektimin dhe ndërtimin për furnizimin me ujë dhe kanalizimin”
Takimi u zhvillua per here te pare livestream ne faqen e Agjencise per Vetqeverisje Vendore ne rrjetin Social Facebook dhe u pershendet dhe nga Ministri i Brendshem z.Sander Lleshaj.
Ne mbledhjen e Keshillit Konsultativ u bene dhe prezantimet e tre projekteve si me poshte:
- Prezantim nga Z. Artan Rroji, Ekpert i SHKQSH lidhur me projektin “Rrjetëzimi i Këshillatëve Vendorë”, projekt i Shoqates se Keshillave te Qarqeve te Shqiperise në bashkëpunim me Helvetas Intercooperation dhe projektin “Bashki të Forta” i cili mbështetet nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri.
- Prezantimi nga Z. Bekim Murati, Drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, mbi Raportin e Vlerësimit 2019, Bashkitë në Procesin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
- Asistencë Teknike për Këshillin Konsultativ ndërmjet Qeverisë Qendrore dhe Vendore në Shqipëri, financuar nga Delegacioni Evropian në Shqipëri dhe zbatuar nga Instituti i Kërkimeve Urbane, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.
Kryetari i Shoqates z.Aldrin Dalipi u shpreh ne rrjetin social Twitter se “Mikpritem ne Keshillin Konsultativ te Qeverisjes Qendrore dhe perfaqesuesve vendore adresimin e Ministrit te Brendshem Sander Lleshaj qe e konsideroj me vlere per inkurajimin e procesit te reformave te decentralizimit ne qeverisjen vendore.Faleminderit Zv.Ministres Romina Kuko dhe Agjensise per Mbeshtetjen e VetQeverisjes Vendore per bashkepunimin.”