Qarku Tirane

Mbahet edicioni i 4 i Maratonës së Tiranës, garojnë 2500 sportistë

Published at : 14/10/2019 - 23:07

Për të katërtin vit radhazi, Tirana priti Gjysmë Maratonën e saj, ku morën pjesë më shumë se 2500 vrapues, profesionistë dhe amatorë, nga mbi 42 shtete të ndryshme nga mbarë bota. Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe e certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, Maratona këtë vit solli një garë të fortë sportive, në tre kategori të ndryshme, “We too”, “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”.

Fitues i garës së Gjysmë Maratonës (21, 0975 km) për meshkuj doli sportisti nga Kenia Laban Cheruiyot, i cili e realizoi për kohën 01:06:44, ndërsa për femra fituese doli një tjetër sportiste nga Kenia, Christine Moraa Oigo, e cila e realizoi për kohën 01:20:32.

Në garën Tirana 10K fitues për meshkuj doli sërish një sporti tjetër nga Kenia, Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo me kohën 00:29:57. Ndërsa, për femra fituese u shpall rekordmenia shqiptare, Luiza Gega me kohën 00:33:42, e cila arriti të thyejë sërish rekordin kombëtar me 25 sekonda.

Gara të tilla sportive përveçse nxisin qytetarët dhe në mënyrë të veçantë të rinjtë të merren me sport për një jetë të shëndetshme, i japin edhe qyteti frymëmarrje.

Fituesit e Half Marathon 21, 0975 Km për meshkuj

1. Laban Cheruiyot Kenya 01:06:44.323
2. Evans Kipngetich Tanui Kenya 01:06:47.584
3. Moses Kipruto Kibire Kenya 01:10:32.679

Fituesit e Half Marathon 21, 0975 Km për femra

1. Christine Moraa Oigo Kenya 01:20:32.936
2. Gladys Jepkurui Biëott Kenya 01:24:53.098
3. Anna Pedrazzini Albania 01:30:28.526

Fituesit e Tirana 10k për meshkuj

1. Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo Kenya 00:29:57.276
2. David Nikolli Italy 00:30:06.888
3. Ndiëa Kipkurui Sakon Kenya 00:30:11.966

Fituesit e Tirana 10k për femra

1. Luiza Gega Albania 00:33:42.203
2. Cveta Trajce Albania 00:36:43.047
3. Relaksa Dauti Albania 00:38:48.040

Fituesit e Kategorisë We Too

1. Dovlet Gjangolli Albania 00:08:15.090
2. Erblin Karaj Albania 00:08:42.289
3. Saimir Ustabeqiri Albania 00:08:51.109