Qarku Tirane

Kryetari i Qarkut pret delegacionin nga parlamenti suedez

Published at : 31/10/2019 - 09:56

Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi, dhe një përfaqësi e këshilltarëve pritën të mërkurën një delegacion të Partisë Social Demokrate të Suedisë.

Reforma administrative-territoriale, shkëmbimi i eksperiencave të qeverisjes vendore rajonale dhe roli i këshilltarëve bashkiakë ishin disa nga temat e trajtuara në takimin 90 minutësh.

Nga 6 anëtarë të delegacionit suedez, dy prej tyre janë shqiptarë të Kosovës. Adnan Dibrani në cilësinë e deputetit të Parlamentit suedez dhe Shpëtim Pirraku si anëtar i Kryesisë së Partisë Social Demokrate, janë një zë i fortë që marrëdhëniet dhe ndihmat nga Suedia për Këshillin e Qarkut të intensifikohen.

Gjatë fjalës së tij zoti Dalipi theksoi se “ky takim ishte një vendosje piketash e një bashkëpunimi konkret, ndërsa diskutuam mbi eksperiencat tona politike dhe qytetare. Kënaqësi që pjesë e delegacionit ishin dy shqiptarë që përfaqësojnë qytetarët e rajoneve të Suedisë në parlament”.

Në fokus të takimeve ka qenë forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe ecuria e Shqipërisë drejt familjes së madhe europiane.

Deputeti i Parlamentit të Suedisë, pjesë e grupit parlamentarë Socialdemokrat, Olle Thorell, nënvizoi, se vlerëson ecurinë e vendit tonë në përpjekjet për t’u bërë pjesë e BE.

Ai theksoi se e sheh vendin tonë si pjesë anëtarësisë së Bashkimit Europian.

Delegacioni suedez gjatë vizitës në Tiranë zhvilluan takim në Tiranë edhe me deputetë të parlamentit dhe me studentë të fushës së mjedisit për të diskutuar mbi efektet e ndryshimeve klimaterike dhe projekteve të përbashkëta.