Qarku Tirane

Kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës vizitë në Qarkun e Beratit

Published at : 01/03/2019 - 12:15

Forcimi i rolit të rajoneve, si nevojë për projekte të përbashkëta në fushën e turizmit, mjedisit dhe kulturës

Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Shoqatës së Qarqeve të Shqipërisë, zoti Aldrin Dalipi zhvilloi një vizitë në Këshillin e Qarkut Berat.

Në takimin me kreun e Këshillit të Qarkut Berat, zotin Fatlli Adilaj, u fol për forcimin e rolit të rajoneve si njësi të qeverisjes vendore të afta për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm dhe aktive për të implementuar projekte të përbashkëta në fushën e turizmit, mjedisit, kulturës.

Z. Dalipi vlerësoi punën dhe ecurinë e Qarkut të Beratit në projekte të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Më tej, u zhvillua një vizitë në qendrën e të moshuarve "Shtëpia e Përbashkët" ku zoti Dalipi u njoh me rolin e Këshillit të Qarkut Berat në përkujdesjen sociale e shëndetësore për dhjetëra të moshuar.

Kujdesi ndaj brezit të tretë dhe vlerësimi i jetës dhe sakrificave të tyre është model frymëzimi.

Ndërsa fokusi i zhvillimit agroturistik u zhvendos në njësinë administrative Roshnik në qendrën e agrobiznesit Alpeta, ku zhvillohet turizmi cilësor e profesional me baza dhe themele të forta në traditën, kulturën, veçoritë dhe pasuritë e zonës.