Qarku Tirane

Këshilli Konsultativ mblidhet në takimin e dytë online për projekt vendime të rëndësishme për territorin dhe qytetarët

Published at : 15/07/2020 - 17:57

Kryetari i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë z. Aldrin Dalipi sëbashku me Zëvendësministren e Brendshme znj. Romina Kuko drejtuan mbledhjen e Këshillit Konsultativ online, me praninë e aktorëve nga qeveria qendrore, vetëqeverisja vendore, shoqatat e bashkive dhe qarqeve dhe përfaqësues ndërkombëtarë ku u diskutua me transparencë për rreth 2 orë projekt vendime të rëndësishme për territorin dhe qytetarët:

• “Për përcaktimin e specifikimeve teknike të tabelave të emërtimeve të bulevardëve, rrugëve, rrugicave, shesheve, e parqeve dhe të numërimit të ndërtesave”.
• “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.
• “Për disa ndryshime në vendimin nr. 433, date 8.6.2016 të Këshillit të ministrave “për transferimin në pronësi të bashkive të pyjeve dhe kullotave publike sipas listave të inventarit dhe aktualisht në administrim të Ministrisë së Mjedisit e të ish-komunave/bashkive”.
• “Për disa ndryshime në vendimin nr. 1108, datë 30.12.2015 të Këshillit të Ministrave “Për transferimin nga Ministra e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave te Bashkitë të Infrastrukturës së Ujitjes dhe Kullimit, të personelit dhe të aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit”, të ndryshuar.
Me interes të veçante u prit fjala e përfaqësueses të Ambasadës së Zvicrës znj.Chantal Nicod mbi Konkursin e Praktikave të mira ku z. Dalipi u shpreh në rrjetet sociale me një falënderim për Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe Drejtorit Bekim Murati për mbështetjen.