Qarku Tirane

Guximi dhe sakrifica në përballje me krimin, Qarku Tiranë nderon Policinë vendore të kryeqytetit

Published at : 14/01/2020 - 17:49

Kryetari i Qarkut Tiranë, z. Aldrin Dalipi nderoi me titullin “Mirënjohje e Qarkut” Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

“Në shenjë vlerësimi të lartë për përkushtimin, kurajën, forcën dhe sakrificën për të kryer me devotshmëri misionin e Policisë së Shtetit në respekt të ligjit, në shërbim të qytetarëve të Qarkut Tiranë!” thuhej në motivacionin e nënshkruar nga kreu u Qarkut, Aldrin Dalipi.

Me rastin e 107-Vjetorit të krijimit të Policisë Shqiptare në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u zhvillua një ceremoni festive, ku pjesëmarrës ishin drejtues të Policisë, përfaqësues të pushtetit vendor, punonjës policie aktual e të dal në pension, si dhe familjarë të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës.

Gjatë fjalës së rastit zoti Dalipi tha se Policia e Tiranës përballet me sfida të jashtëzakonshme në një territor ku është vendosur pjesa më e konsiderueshme e sipërmarrjes kombëtare dhe vendore, ku çdo ditë vendosen apo regjistrohen qytetarë të rinj, ku hyrjet me mjete dhe persona nga qarqet e tjera të vendit janë intensive.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë z. Rebani Jaupi, në fjalën e tij falënderoi dhe u shprehu mirënjohje të gjithë punonjësve të policisë për kontributin e dhënë në përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu gjatë zhvillimit të ceremonisë u vlerësuan me "Certifikatën për Shërbime të Dalluara" gjashtë punonjës policie të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Z. Dalipi u shpreh me një falënderim dhe në rrjetin social twitter: “Policia e Qarkut Tiranë përballet me sfida të jashtëzakonshme në një territor ku është vendosur pjesa më e madhe e sipërmarrjes kombëtare dhe vendore. Siguria rrugore, sfidë e fortë. Përballja me krimin kërkon guxim. Ata ja kanë dale me kurajë e sakrificë.”

https://twitter.com/AldrinDalipi/status/1216746164231581696