Qarku Tirane

Fillon punën komisioni për kërkesat e Njësive Administrative mbi tokën bujqësore

Published at : 06/09/2017 - 10:17

Në përgjigje të kërkesave të qytetarëve nga njësitë administrative për kalimin e tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve, Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi ka ngritur komisionin e shqyrtimit të kërkesave të Njësive Administrative.

Komisioni do të shqyrtojë dokumentacionet e kërkesave të paraqitura, përputhshmërinë me aktet ligjore në fuqi, hartat kadastrale dhe situatën e fotografuar në terren.

Në mbledhjen e tij Komisioni i përbërë nga specialistë të DAMT dhe inxhinierë urbanistë diskutuan mbi përqasjen ndaj kërkesave dhe hartuan planin e veprimit për t’iu përgjigjur në kohë sa më të shpejtë qytetarëve.