Qarku Tirane

Dëmshpërblimi për familjet e prekura nga tërmeti, Veliaj: Vlerësimi po bëhet në kohë rekord

Published at : 27/10/2019 - 19:34

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi dëmshpërblimin për familjet e prekura nga tërmeti i pak javëve më parë. Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se në kohë rekord janë bërë gati 51 dosjet e para për të marrë dëmshpërblimin, ndërkohë që një gjë e tillë nuk ka ndodhur as në vende shumë herë më të zhvilluara.

Për t’u fokusuar tek pjesa pozitive e gjërave, dua të falënderoj Aldrin Dalipin, kryetarin tonë të Këshillit të Qarkut. Tërmeti ndodhi në datën 21, dot është 24, në një muaj bëjmë dëmshpërblimin, 51 dosjet e para janë gati. Nuk ka ndonjë mburrje të madhe se detyrën po bëjmë por vetëm për krahasim: Në Acquila tërmeti ra në 2009, jemi në 2019, pjesa më e madhe e italianëve nuk i kanë marrë letrat dhe pjesa më e madhe e Acquilas nuk është ndërtuar.

Tani, thjesht po ju them që është vend i G7, PRA po flasim për një ndër vendet më të industrializuara, më të pasura në botë dhe nuk është puna se s’ka financa; puna është që burokracia, procesimi, verifikimi, fakti që me pak kreativitet nga Bashkia dhe me aplikacionin që bëmë për të vlerësuar dëmet, duke kaluar në një sistem dixhital që na i dha në kohë rekord, në pesë ditë të gjithë data base e dëmeve” u shpreh Veliaj gjatë fjalës së tij në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Kreu i Bashkisë Tiranë e mbylli diskutimin duke thënë se; “Na bën nder ky solidaritet por edhe kjo zhdërvjelltësi nga Aldrini dhe gjithë kolegët e Emergjencave Civile në Bashki dhe Këshillin e Qarkut që u procesuan në kohë rekord”.

Ditët e fundit stafi i Këshillit të Qarkut Tiranë ka punuar me orar të zgjatur për të përshpejtuar procesin e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.