Qarku Tirane

CPMR mbështet raportin e Parlamentit Europian për mbështetjen e kohezionit rajonal dhe investimeve

Published at : 15/02/2019 - 19:27

Konferenca e Rajoneve Periferike Detare (CPMR) mirëprit vendimin e Parlamentit Europian për të miratuar Raportin e Rregullimit të Dispozitave të Përbashkëta për investimet e ardhshme në rajonet e BE, që paraqet një hap pozitiv drejt një politike të fortë dhe të reformuar të Kohezionit pas vitit 2020.

Në veçanti, CPMR-ja mbështet vendimin e Parlamentit për të hequr nga raporti lidhjen midis Politikës së Kohezionit dhe qeverisjes së shëndoshë ekonomike dhe efektivitetit, i njohur zakonisht si kushtëzim makroekonomik.

CPMR ka kohë që kërkuar që kjo dispozitë të hiqet, sepse disa kushte makroekonomike janë të lidhura me fondet strukturore dhe investuese, domethënë nëse një shtet anëtar i BE-së nuk i përmbush ato, Komisioni Europian mund të pezullojë një pjesë ose të gjitha fondet. Kjo penalizon autoritetet rajonale edhe pse nuk kanë përgjegjësi mbi planifikimin buxhetor kombëtar dhe disiplinën fiskale.

Enrico Rossi, Zëvendës Presidenti i CPMR- së dhe Presidenti i Rajonit të Toskanës, tha: "Propozimi i Parlamentit Europian për të hequr kushtëzimin makroekonomik nga rregulloret rajonale të financimit pas 2020 është një fitore për rajonet, për Evropën dhe për qytetarët të cilët janë përfituesit e vërtetë të fondeve të kohezionit ".

CPMR ka mirëpritur disa aspekte të tjera pozitive të raportit të Parlamentit, të cilat janë në përputhje me propozimet e veta, duke përfshirë nevojën për të forcuar qeverisjen multi-level dhe partneritetin midis BE-së dhe rajoneve dhe nevojën për koordinimin e fondeve të politikave të kohezionit me Fondin për Zhvillimin Rural.

Ai gjithashtu mbështet hedhjen e raportit të planeve nga Komisioni Evropian për të ulur normat e bashkëfinancimit dhe për krijimin e mekanizmave të reja për transferimin e burimeve të politikave të kohezionit në politikat dhe fondet e tjera të BE.

Sekretari i Përgjithshëm i CPMR, Eleni Marianou, tha: "Ne mirëpresim raportin pozitiv të Parlamentit Europian, i cili përputhet me pozitën e CPMR-së dhe ka për qëllim rritjen e vendeve të punës dhe zhvillimin në të gjitha rajonet. Përgjegjësia është tani mbi shtetet anëtare për të mbështetur këtë pozicion për të mirën e qytetarëve në të gjithë Europën ".