Qarku Tirane

Mblidhet Këshilli Konsultativ i Qeverisjes Qendrore me Qeverisjen Vendore, Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë diskuton domosdoshmërinë e funksionimit së Inspektoriateve të Mbrojtjes së Tokës

Published at : 15/11/2017 - 10:06

Nën drejtimin e zëvendës ministrit të Financave z. Erion Luçi dhe të kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj u zhvillua me 1 Nëntor mbledhja e radhës së Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore me Qeverisjen Vendore.

Nën vëmendjen e Kryetarit të Shoqatës së Këshillave të Qarqeve, Z.Aldrin Dalipi, u përcollën në Këshill shqetësimet mbi pamundësinë e ngritjes dhe funksionimit së IMT-ve pranë Qarqeve dhe efektet frenuese që ky ngërç sjell në përmbushjen e detyrimeve ligjore të tyre.

Kërkesa e SHKQSH u mor në konsideratë nga zv.Luçi dhe është përcjellë në komisionet respektive në Kuvend. Znj. Ana Verushi, Kryetare e Këshillit të Qarkut Korçë dhe Z. Ervis Moçka Kryetar i Këshillit të Qarkut Vlorë dhe ishin përfaqësues të SHKQSH në këtë mbledhje.

E fokusuar në diskutimin e projektligjit për buxhetin e shtetit për 2018, mbledhja i dha hapësirë prezantimit të projektbuxhetit për transfertën e pakushtëzuar drejt njësive të qeverisë vendore për 2018 në shifra dhe përqindje dhe diskutime mbi të.

Më shumë mbi përmbajtjen dhe materialet e prezantuara gjeni KËTU.