Qarku Tirane

Bashkëveprimi mes rajoneve dhe komunitetit Adriatiko-Jonian dhe urat lidhëse mes tyre

Published at : 28/10/2016 - 15:48

Të jesh pjesë e rajonit me vendet kandidate për në BE dhe anëtarëve të unionit kërkon një bashkëpunim dhe komunikim konkret.

Zhvillimi i komunitetit dhe ndërveprimi mes palësh kërkon që të ndërmerren hapa të qenësishëm nga drejtuesit rajonalë.

Ky ishte dhe fokusi kryesor i Forumit Ndërkombëtar të zhvilluar më 27 tetor 2016 me temë “Lidhja e rajoneve dhe komuniteteve Adriatiko-Joniane. Zbatimi dhe perspektivat e Shtyllës 2 të Strategjisë Eusair”, të zhvilluar në Pescara të Italisë.

Pjesë e kësaj konference të rëndësishme ishte Presidenti i Rajonit të Lombardisë, Z. Roberto Maroni, Presidenti i Rajonit të Abruzzos dhe njëkohësisht dhe Zv.Presidenti i Asamblesë së Eurorajonit Adriatiko Jonian dhe bashkë-koordinator i Shtyllës 2 të Strategjisë EUSAIR, Z. Luciano D'Alfonso, Kryetari i Qarkut të Tiranës dhe Zv. Presidenti i Asamblesë së Eurorajonit Adriatik-Jonian, Z. Aldrin Dalipi, Presidenti i Regione Molise, Z. Paolo Di Laura Frattura, Gino Traversini, President I Komisionit për marrëdhëniet europiane dhe ndërkombëtare, Paola Di Salvatore – Autoriteti I Menaxhimit të programit IPA ADRIATIC CBC.

Temat e kësaj konference ishin të fokusuara kryesisht në rritjen e bashkëpunimit të rajoneve. Zhvillimi i komunitetit arrihet vetëm nëpërmjet zhvillimit të bashkëpunimit mes drejtuesve, që më pas çon në rritjen e cilësisë së jetesës së qytetarëve në vendet ku ata jetojnë.

E kjo lidhje sipas pjesëmarrësve në konferencë arrihet në shumë forma duke kaluar nga ndërveprimi mes palësh në projekte konkrete të infrastrukturës rrugore apo ajrore.

Vendet e Eurorajonit po ndërtojnë ura të mira ndërveprimi duke qenë dhe pjesë e projekteve konkrete siç është Autostrada Dubrovnik – Tiranë apo bërja realitet e linjës ajrore Zagreb-Tiranë.