Qarku Tirane

“Sistemi i mbrojtjes civile në rajonet Adriatiko Joniane”

Published at : 03/10/2016 - 21:55

Qasje e integruar, procedura homogjene, mekanizma të përbashkët; janë këto kryefjala e konkluzioneve të dala nga projekti “Holistik” i zhvilluar në rajonin e Molises në Itali.

Projekti ka filluar në vitin 2014 i financuar nga BE i artikuluar në 9 aktivitete, të gjitha që kanë të bëjnë me mbrojtjen e territorit nga zjarret dhe rreziqet sizmike. 8 janë shtetet e përfshira, Italia Sllovenia Bosnja Hercegovina, Serbia, Kroacia, Mali i zi, Greqia dhe Shqipëria.

Kryetari i Qarkut të Tiranës në cilësinë e zëvendëspresidentit të Eurorajonit Adriatiko-Jonian ka shpjeguar rëndësinë e strategjive të përbashkëta në një zonë kaq nevralgjike për Europën.

Kryesorja është që të kemi frymën e solidaritetit. Është e rëndësishme edhe të kemi procedura unike, të reagojmë të gjithë në momentin ku secili nga ne ka nevojë.

Gjëja tjetër e rëndësishme është se sot Europa, Ballkani, vendet tona po përballen me fluksin e emigrantëve dhe për këtë duhet të bashkohemi për të pasur të njëjtat strategji dhe të reagojmë me një koordinim të qartë dhe shumë preciz”, shprehet Aldrin Dalipi.

Llogaritet se në 30 vitet e fundit temperatura mesatare është rritur me 7.9 miligradë dhe që fenomenet meteorologjike janë shtuar në kohë.

Këto janë sinjale të qarta të një klime në ndryshime të dukshme që po rrit rrezikun hidro-klimatik.