Qarku Tirane

Promovimi i vlerave kulturore të Qarkut Tiranë në edicionin e 10-të të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës

Published at : 21/01/2019 - 18:35

Grupi kulturor tradicional i Qarkut të Tiranës mbylli me sukses duke marrë kupën e edicionit të 10-të të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës 2015.
Në një maratonë të trashëgimisë jomateriale në 12 qarqe, me kontakte, takime, vëzhgime, audicione dhe koncerte të komunave dhe bashkive morën pjesë rreth 7,230 bartës të folklorit ndër të cilët rreth 1,600 fëmijë e të rinj, të cilët kaluan në përzgjedhjen e fazës së parë të komisioneve të ngritura pranë qarqeve të cilët i sollën koncertet nga komunat e bashkitë në nivel qarku. Në këtë garë të madhe të folklorit, morën pjesë më shumë se 1,700 konkurrues në të gjitha gjinitë dhe nga të gjitha krahinat si dhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Qarku i Tiranës mori çmimet: si “Kupa e Festivalit” për Ansamblin e Qarkut të Tiranës dhe “Çmimin e parë”.
U nominuan si materialet më të mira brënda ansamblit të Qarkut të Tiranës:
1. Llazoret (rit pagan), teksti më i vjetër i cili u interpretua nga grupi i burrave, Komuna Kashar.
2.“Bastarçja e vjetër” valle dyshe burrash e malësis së Tiranës, ekzekutuar nga Nuri Gjoni dhe Hysen Pera, Komuna Zall-Bastar
3.Këngë djepi (Ninull) kënduar nga Hanke Bajramaj, Komuna Krrabë

Organizimi i grupit u bë me mbështetjen e Këshillit të Qarkut Tiranë dhe me punen e jashtëzakonshme dhe të vyer të Ansamblit me udhëheqësin artistik z. Fatmir Veleshnja.