Qarku Tirane

Kultura, bie numri i shfaqjeve, por rritet numri i spektatorëve

Published at : 03/11/2017 - 12:00

Në tremujorin e dytë 2017, janë realizuar 217 shfaqje kulturore, duke shënuar rënie me 21,1 %, kundrejt tremujorit të dytë 2016.
Numri i spektatorëve në tremujorin e dytë 2017 është rreth 54 mijë, duke pësuar rritje me 34,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pjesëmarrja mesatare në tremujorin e dytë 2017 është 249 spektatorë/vizitorë për shfaqje, dhe ka pësuar rritje me 69,9%, krahasuar me tremujorin e dytë 2016. Numri i vizitorëve në muze në tremujorin e dytë 2017 është 56.375, duke shënuar rritje me 36,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2016. Në kala e monumente të tjera, numri i vizitorëve ka një rritje prej 24,3%, midis tremujorit të dytë 2017 dhe të njëjtit tremujor në vitin 2016.
Në tremujorin e dytë 2017 numri i vizitorëve në parqe arkeologjike është 71.773, me një rritje prej 9,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i shërbimeve të njësive bibliotekare dhe numri i frekuentuesve të Bibliotekës Kombëtare në tremujorin e dytë 2017 është përgjysmuar krahasuar me tremujorin e dytë 2016. Në tremujorin e dytë 2017, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 3.322 botime, 1,0% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto botime 661 ishin tituj të rinj dhe 2.661 ekzemplarë të rinj.
Në institucionet qendrore të artit përfshihen: Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP), Teatri Kombëtar (TK), Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” (TKEKS), Galeria Kombëtare e Arteve (GKA), Cirku Kombëtar (CK), Arkivi Qendror Shqiptar i Filmit (AQSHF), Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK), Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave (QKKFTK), Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit (ZSHDA), Muze, Parqe Arkeologjike dhe Kala.

http://www.instat.gov.al/media/2303/statistikat_e_kultures_tr2_2017.pdf