TIRANA REGION

Kryetari i Qarkut pret sekretarin e Përgjithshëm të Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit

Published at : 30/03/2019 - 12:03

Kryetari i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës z. Aldrin Dalipi sëbashku me Zëvendëskryetaren e zj. Bora Panajoti dhe Sekretarin e Këshillit z. Agron Agalliu pritën në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit, Ambasador Ali Bin Hassan Al-Hammadi shoqëruar nga Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar z.Ylli Alushi dhe bashkëpunëtorë të misionit të tyre humanitar.

Kreu i Qarkut Tiranë vlerësoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit, Kryqit të Kuq Shqiptar dhe qeverisjes vendore në Tiranë dhe më tej me qëllim trajtimin social dhe inkurajimin e solidaritetit dhe vullnetarizmit ndaj shtresave në nevojë si dhe shkëmbimin e eksperiencës në këtë drejtim.

“Tirana tashmë vitet e fundit ka 7 Qendra Sociale përfshirë dhe qendrën e Kryqit të Kuq ku kryhen shërbime të përditshme për personat në nevojë” tha Aldrin Dalipi, ndërsa vlerësoi faktin që sëbashku mund të bëjmë më shumë në këtë drejtim.

Bashkëbiseduesit ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit konkret në të ardhmen.

z.Ali Bin Hassan Al-Hammadi u vlerësua nga zoti Dalipi me titullin e Mirënjohjes së Qarkut të Tiranës për kontributin e tij në fushën humanitare duke qenë një shembull inkurajues për të gjithë.