TIRANA REGION

Deklarata Përfundimtare e Asamblesë së Përgjithshme të CPMR-së

Published at : 07/11/2018 - 17:44

 

Konferenca e Rajoneve Periferike Detare ( CPMR ) ka publikuar Deklaratën Përfundimtare ku tregohet e gjithë puna e ndërmarrë nga anëtarët e organizatës gjatë vitit të kaluar.

Në Asamblenë e përgjithshme të 46-të, të mbajtur në datat 18-19 Tetor 2018 në Madeira, Portugali, mori pjesë dhe Kryetari i Qarkut të Tiranës z. Aldrin Dalipi.

Z. Dalipi zhvilloi takime të veçanta me Sekretaren e Përgjithshme të CPMR-së znj. Eleni Marianou, me Presidentin e CPMR-së z. Vasco Cordeiro dhe po ashtu një takim shumë i rëndësishëm i kryer në kuadrin e Eurorajoneve Adriatiko-Joniane me Presidentin e AIE-së dhe të Rajonit të Dubrovnikut z. Nikola Dobroslavic.

Deklarata përfshin vendime në lidhje me buxhetin, Politikën e Kohezionit të BE-së, me Strategjitë Makro-rajonale dhe Pellgjet detare, Politikat Detare të BE-së, me sfidat e ndryshimeve klimatike, me Politikën Evropiane të Transportit dhe me zhvillimin ndërkombëtar dhe çështjet e solidaritetit.

Asambleja e përgjithshme përfundoi me konsensusin e të gjithë anëtarëve pjesëmarrës. Konferenca e Rajoneve Periferike Detare bashkon rreth 160 Qarqe nga 25 Shtetet nga Bashkimi Evropian dhe më gjerë.

Duke përfaqësuar rreth 200 milionë njerëz, fushata e CPMR-së është në favor të një zhvillimi më të balancuar të hapësirës evropiane.

Më poshtë gjeni të bashkangjitur Deklaratën Finale të përkthyer në gjuhën shqipe.