TIRANA REGION

Bashkia Tiranë, dëgjesa publike me qytetarët për projekt-buxhetin

Published at : 07/11/2018 - 15:08

Në Tiranë vazhdon turi i dëgjesave publike i Bashkisë Tiranë për prezantimin e buxhetin të vitit 2019, kësaj radhe u organizua në Njësinë Administrative nr. 7 të kryeqytetit, ku mori pjesë dhe Kryetari Këshillit Bashkiak dhe i Qarkut të Tiranës z. Aldrin Dalipi.

Në këtë dëgjesë u cilësua si një lajm i mirë vendimi i qeverisë Rama për ndalimin e importit të automjeteve më të vjetra se 10 vjet dhe krijimin e lehtësirave për përdoruesit e mjeteve elektrike.

Kryebashkiaku deklaroi se Bashkia Tiranë do të nisë pilotimin e një segmenti të Unazës së Katërt, që do ti kushtohet transportit publik dhe biçikletave.

Për Njësinë nr.7 renditen një sërë projektesh të parashikuara për vitin 2019 si rikonstruksioni i Rr.” Kel Kodheli” dhe Rr. “Skënder Shtylla”.

Një vëmendje të veçantë Bashkia i ka kushtuar dhe mbështetjes sociale për shtresat më në nevojë duke filluar që nga dhënia e ndihmës ekonomike apo skemat e strehimit deri tek mensat sociale, ku në kryeqytet deri tani ka 7 të tilla.

Një nga investimet më të rëndësishme ka qenë dhe ndërtimi i këndit të lojërave në Njësinë nr.7 pranë Rr.”Shefqet Musaraj”.

Z. Veliaj u shpreh se ashtu siç qeveria ecën kur ka një shumicë të fortë ne Parlament, edhe Tirana ka nevojë për mbështetjen e qytetarëve për një shumicë solide në Këshillin Bashkiak.