TIRANA REGION

Merr zgjidhje procesi i kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve në pronësi të përfituesve

Published at : 29/10/2018 - 10:59

Me urdhër të kryetarit të Këshillit të Qarkut Tiranë prej më shumë se një viti është ngritur një grup pune për shqyrtimin e kërkesa të njësive administrative që janë nën administrimin e Qarkut Tiranë.

Qëllimi dhe funksionimi i këtij komisionin në përbërje të të cilit janë pesë specialistë, ka në thelb shqyrtimin e kërkesave që kanë të bëjnë me përcaktimin e procedurave të kryerjes së procesit të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve.

Ky urdhër i ardhur në mbështetje të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore” dhe të ligjit nr.44/2015 “Për përcaktimin e procedurave të plotësimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi për familjet bujqësore në fshatrat e ish- kooperativave bujqësore”, i ndryshuar, ju vjen në ndihmë banorëve që të zgjidhin një çështje kaq të rëndësishme për ta, siç është çështja e pronësisë të tokave bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore.

Të gjitha kërkësat që janë adresuar pranë Qarku Tiranë kanë marrë përgjigje sipas afateve të parashikuara nga ligji.