TIRANA REGION

Sezoni turistik, mblidhet Komiteti Rajonal për Zhvillimin e Turizmit; Tirana rekord turistësh

Published at : 14/06/2018 - 10:42

Tërheqja gjithnjë e më shumë e turistëve të vendeve të ndryshme drejt Shqipërisë, sjell një vëmendje të veçantë për domosdoshmërinë e rritjes së kapaciteteve akomoduese.

Duke qenë se jemi në nisjen e pikut të sezonit turistik, në ambientet e Prefekturës së Tiranës u zhvillua takimi i Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit për planet Vendore të Veprimit, për të përcaktuar më qartë se çfarë do të ndodhë në muajt në vijim.

Të pranishëm ishin pjesëmarrës nga Kwshilli i Qarkut Tiranw, Bashkia Tiranë, Kavajë, Vorë, Rrogozhinë dhe AKU-ja Rajonale Tiranë. Gjatë takimit u vu theksi te rëndësia e dorëzimit në kohë të planeve të punës në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik 2018. Prefektja bëri një prezantim të aksionit "Pastrojmë Shqipërinë që duam" nën koordinimin e Prefektit në zonat e Qarkut Tiranë në bashkëpunim me forcat e armatosura dhe bashkitë.

Ajo theksoi se uniteti dhe koordinimi dha rezultate që duhet t’i ruajnë bashkitë në terren.

Gjatë diskutimit u bë një parashtrim i të gjithë nismave me efekt në zhvillimin e turizmit në rajon, që nga hartat e vendqëndrimeve të autobusëve në njësitë administrative, tek videot promocionale dhe tek hartëzimi i gjithë potencialeve turistike të qarkut e bashkëpunimin me OFJ-të për projektet "Përqafo traditën", "Tirana Farm" etj.

U vlerësua nisma e Qarkut për të promovuar nëpërmjet shkrimeve të vendeve të turistike të Qarkut të Tiranës. Tirana u vlerësua si një shembull për mikpritjen e turistëve.

Falë investimeve, por edhe promovimit, në Tiranë është rritur numri i turistëve që kanë vizituar kryeqytetin. Vetëm në 4-mujorin e parë kemi pasur 300 mijë turistë në Tiranë, pra ende pa filluar stina e verës dhe synohet që Tirana të kapen 1 milion këtë vit.

Më pas diskutimi u theksua tek AKU për sigurinë e ushqimit në zonat me denduri turizmi në të gjithë Qarkun.

Shumë problematika të plazheve të Rrogozhinës dhe Kavajës u diskutuan secila me specifikën e investimit të vet që nuk varen nga bashkitë por nga FShZh që është investitor në Plazhin e Gjeneralit apo gjetkë.