TIRANA REGION

Projekti i Këshillit të Qarkut për parandalimin dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit vlerësohet për trajtimin e rasteve

Published at : 11/10/2017 - 19:06

Fuqizimi i luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe riintegrimi i viktimave ishin në fokus të tryezës teknike të thirrur nga Prefekti i Tiranës ku të pranishëm ishin përfaqësues të Bashkisë Tiranë, Drejtorisë Vendore të kufirit dhe migracionit, Këshillit të Qarkut Tiranë si dhe të institucioneve të ndryshme shtetërore.

Gjatë këtij takimi, aktorët prezantuan disa nga rastet e identifikuara të trafikut dhe zgjidhjet e dhëna nga organet si dhe nismat e ndërmarra në kuadër të sensibilizimit të shoqërisë për fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore me qëllim parandalimin e saj.

Përfaqësuesit teknikë të institucioneve përkatëse pjesëmarrëse raportuan mbi përgjegjësitë dhe detyrimet e përmbushura në këtë proces, si identifikimi i rasteve të viktimave të trafikimit, raportimi i tyre, dhënia e shërbimeve shoqërore, ndihmës ligjore e sociale me qëllimin e vetëm rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre.

Përfaqësuesi i Institucionit të Këshillit të Qarkut Tiranë,znj. Matilda Hamzallari, raportoi se në përmbushje të përgjegjësive ligjore dhe institucionale dhe në mbështetje të akteve ligjore dhe nënligjore që prej vitit 2016 dhe në vazhdim të këtij viti është duke u zbatuar me sukses projekti “Shërbimi i ofrimeve sociale për gra dhe vajza viktima të trafikimit dhe dhunës në Qarkun e Tiranës”, në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile.

Znj. Hamzallari theksoi se ky projekt ka trajtuar shumë raste të tilla me përgjegjësi, ndërsa institucioni i Këshillit të Qarkut është në krye të këtij procesi përsa i përket numrit të trajtimit të këtyre rasteve. Të pranishmit në këtë tryezë vlerësuan roline këtij projekti në Qark.